Kosova humbet edhe pa Challandes, mundet 2-0 nga Jordania

Përfaqësuesja e Kosovës pëson një tjetër humbje. Edhe pas largimit të Challandes dhe afrimit të trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha, dardanët u mundën nga një kundeshtar shumë më i dobët se ta.

Në “Fadil Vokrr”, ishte Jordania që arriti të fitonte miqësoren ndaj Kosovës me këta të fundit që nuk kishin ndeshje eliminatore tani por do të luajnë një të fundit me Greqinë.

Me formacionin më të mire të mundshëm, Kosova e pëson që në mintuën e 19’ me një gjuajtje nga Faisal që kalon në avantazh miqtë.

Goli nuk ndikon mire te dardanët që janë disi konfuzë dhe vetëm në pjesën e dytë krijojnë 2-3 raste me Muriqin e Berishën por që nuk mjaftojnë.

Kur pritej një barazim i mundshëm, në 85’, Jordania dyfishon pas një gabimi të Vojvodës ku Al Daradreh përfiton duke gjetur dhe golin e nokautit për dardanët.

Kjo humbje tregon edhe njëherë se Kosova ka nevojë për një trajner me eksperiencë që të vendos në shina një skuadër ku nuk mungon talenti./Ora News/.