Sfidat e notarit paraplegjik: Kam frikë, nuk e mohoj, por jemi gati

Notari paraplegjik francez, Teo Kyrwn, nisi të mërkurën sfidën e jetës për të bërë me not afro 122 kilometra, për të sensibilizuar mbi ndotjen e mjedisit.

Etapa e parë për 21-vjeçarin nisi në Bolivi në ujërat e Titikakas, që është edhe liqeni më i lartë në botë rreth 3,800 metra mbi nivelin e detit.

Në këtë sfidë ai shoqërohet nga dy bashkëkombësit, nga medalistja Malia Metela dhe nga Mathew Witvoet.

Ata synojnë ta përshkojnë tërë distancën për në Peru për 10 ditë.

"Kam frikë, nuk e mohoj, por jemi gati. Jemi stërvitur gjithë vitin dhe do i bëjmë ballë motit, çfarëdo të ndodhë."

21-vjeçari Kyrwn i ka të prera të katra gjymtyrët që nga mosha 6-vjeçare si pasojë e meningjitit.

Sfidat e notarit paraplegjik: Kam frikë, nuk e mohoj, por jemi gati

Ai doli i katërti në Lojërat Paralimpike Rio 2016 për garën 200 metra stil i lirë, dhe mban dy medalje argjendi.

"Jam pak i prekur por edhe kam besim se do ia dalin sepse kanë punuar fort që të tre. Uroj ta përçojnë mesazhin e tyre të rëndësishëm për mjedisin," thotë trajneri i tri notarëve francezë.

Para sfidës ato morën bekimin e të urtës së komunitetit indigjen, që iu lut Nënës së Ujërave t'i mbrojë.

Treshja franceze do të notojë me radhë dhe do të pushojnë shkurtimisht në një barkë të ndërtuar me materiale të ricikluara dhe të pajisur me një sistem filtrimi për ujin e liqenit për ta bërë të pijshëm, për 10 ditët e ardhshme./Ora News/