Xavi vendos veton, nuk ka blerje te Barcelona
Te Barcelona ka entuziazëm të madh për ardhjen eXavi Hernandez. Trajneri, një i shtëpisë siç e konsiderojnë tifozët dhe drejtuesit, ka në plan ringritjen e skuadrës përmes lojës dhe entuziazmit ndërsa ka dhënë edhe indikacionet e para për merkaton.
Në fakt siç shkruajnë në Spanjë, trajneri spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të mos shikojnë asgjë në merkato pasi nuk dëshiron të nxitohet.
Xavi është autoritar në punën e tij dhe nuk pranon ndërhyrje prandaj ka dhënë indikacione për drejtuesit që të mos bëhet asnjë negociatë për blerje derisa të vlerësojë grupin që ka.
Aktualisht Barcelona ka 10 lojtarë me probleme fizike dhe10 lojtarë që i kanë ikur me kombëtaret ndaj dhe dëshira e tij është të punojë për disa ndeshje me grupin e plotë e më pas të vendosë se kush duhet të qëndrojë apo kush duhet të vijë në Janar.
Ndërkohë që trajneri i ri i do të analizojë edhe elementët nga La Masia ku nuk përjashtohet të marrë disa të tjerë për t’i promovuar në ekipin e parë./Ora News/.
