Boja: Nëse do të kishte një mirëmenaxhim të financave publike mund të ulej niveli i borxhit

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, doktoresha e ekonomisë Morena Boja u shpreh se nëse Eurobondi do të merret për të stimuluar ekonominë ndikimi në financat publike do të jetë shumë i ulët.

Ajo shtoi se nëse do të kishte një mirëmenaxhim i financave publike mund të ulej niveli i borxhit, pasi vendi ynë ka gjeneruar ndër vite deficite buxhetore.

Boja: Nëse Eurobondi do të merret për të stimuluar ekonominë ndikimi në financat publike do të jetë shumë i ulët. Nëse do të përdoret për të shlyer borxh sërish ose për investim në sektorë prioritarë, është shumë shqetësues si fenomen.

Nëse do të kishim një ristrukturim u buxhetit ose një investim dhe rritje e të ardhurave në disa sektorë që gjenerojnë para, atëherë do të kishim mundësi për uljen e këtij borxhi. Nëse do të kishte një mirëmenaxhim i financave publike mund të ulej niveli i borxhit. Ne kemi gjeneruar ndër vite ama deficite buxhetore.