Spaho: Vazhdojmë që ta rrisim borxhin, vetëm interesa do të paguajmë 500 mln euro
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, dekani i ekonomisë në “Luarasi” Mateo Spaho i shpreh se borxhi duhet të rrijë në një nivel 60% sipas standardeve evropiane, por në fakt është rritur.
Ai tha se qeveri në fakt me tërmetin dhe pandeminë e PPP-të është rritur akoma në shumë borxhi i vendit tonë, duke shtuar se janë për tu paguar edhe 500 milionë euro interesa.
Spaho: Borxhi duhet të rrijë në një nivel 60% sipas standardeve evropiane, por në fakt është rritur. Erdhi tërmeti u rrit, erdhi pandemia u rrit edhe më shumë. E kanë rritur PPP-të akoma më shumë. Tani që thotë FMN se do të ketë një rritje 6.9 %, qeveria shkon dhe merr borxh akoma më shumë.
Qeveria mund të marrë pak borxh në kohëra të vështira, por ky borxh duhet të paguhet. Ne 500 mln dollarë duhet t’i paguajmë pastaj dhe si interesa. Ne kemi 500 milionë euro interesa, pa principalin. Në vazhdojmë të marrim borxh ne kemi për t’i paguar edhe interesat.
