Vlora me tendera pa garë, "Sark" e vetme në prokurim, ofron të njëjtën shumë me fondin

Kërkesa e kryeministrit Rama për të pasur tendera me konkurrentë nuk respektohet as nëVlorë. Prokurimin për mirëmbajtjen e hidrovorit ka përfunduar me një pjesëmarrës që ka ofruar thuajse të njëjtën shumë me buxhetin e përcaktuar nga bashkia.

Kryebashkiaku i Vlorës nuk i shpëton tenderave pa garë.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të këtij qyteti e ka njoftuar hapjen e tenderit "Mirëmbajtje hidrovori, shërbime dhe riparime pompave aksiale" në datën 13 tetor të këtij viti, ndërsa fituesi është shpallur në datën 5 nëntor.  

Fituesi limit, pra fondi që bashkia kishte në dispozicion për këto punime ishte 1  milion e 250 mijë lekë.

Por sipas të dhënave zyrtare në garë ka marrë pjesë vetëm kompania "SARK", me 5 administratorë e cila ka ofruar 1,155,950.00 Lekë pra vetëm 94 mijë lekë nga buxheti.

Open Data e ka cilësuar tenderin e Lelit të dyshimtë duke i vendosur flamurin e kuq.

Kjo për shkak se në garë ka qenë vetëm një kompani e cila më pas është zgjedhur fituese. Për qartësim Open Data i cilëson të dyshimtë të gjithë tenderët pa garë, për shkak se fituesi është i paracaktuar.

Në tender përfshihen sigurimi i tubove, pompa, kapakë, salvavida, siguresa dhe disa mjete të tjera.

Me sa duket kërkesa e kryeministrit për të realizuar tendera me pjesëmarrje sa më të lartë, dhe me oferta sa më të ulëta nuk respektohet as në qytetin bregdetar.