Gajo: Jemi ekonomi normale, nuk ka ndonjë shqetësim që marrin borxhe në tregjet ndërkombëtare
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Arbert Gajo pedagog i ekonomisë u shpreh se një pjesë e borxhit po kalon nga institucionet që financojnë ekonominë tonë me kredi të buta, te tregu evropian.
Ai shtoi se vendi ynë po kalon dhe po kthehet në një ekonomi normale dhe si e tillë marrin fonde dhe borxhe në tregun ndërkombëtarë.
Gajo: Një pjesë e borxhit po kalon nga institucionet që financojnë ekonominë tonë me kredi të buta, te tregu evropian. Kjo për mua nuk është ndonjë shqetësim i madh edhe pse thuhet se kanë koncesione apo interesa.
Ne po kalojmë në një ekonomi normale dhe si e tillë marrin fonde dhe borxhe në tregun ndërkombëtarë. Kjo tregon një maturim të ekonomisë tonë. Prandaj nuk duhet marrë me frikë një gjë e tillë, pro jam dakord me rreziqet që vijnë nga një veprim i tillë.
