Shehu: Eurobondi rrit borxhin, qeveria nuk bëri në 2020 ristrukturim të buxhetit, e papërgjegjshme
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora ish-zëvendës i Financave Sheferedin Shehu u shpreh se ka një rritje të shumës së eurobondeve, që tregojnë një skenar të keq të fshehur pas, që është borxhi publik.
Ai theksoi se qeveria edhe vitin e kaluar kishte një papërgjegjshmëri ku qeveria nuk bëri një ristrukturim i buxhetit të shtetit.
Shehu: Shohim një rritje të shumës së eurobondeve, që tregojnë një skenar të keq të fshehur pas, që është borxhi publik. Duke u marrë me eurobondin ne harrojmë borxhin që është thelbi. Madje kryeministri tha se eurobondi nuk është borxh që është një skandal.
Ne kemi nevojë për investime dhe mbështetje të popullsisë. Unë kam parë se qeveria edhe vitin e kaluar më një papërgjegjshmëri ku qeveria nuk bëri një ristrukturim i buxhetit të shtetit. Qeveria dha disa paketa vjet, por i dha me borxh.
