Durrës, “Toyota” përplas këmbësorin, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 15:42
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, ku mjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 12.11.2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, mjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

