Video e operacionit Shqipëri - Itali - Zvicër: Trafik droge dhe pastrim parash për llogari të "Cosa Nostra"

Ora News siguron videon që është shpërndarë me  dokumentin e Prokurorës së Antimafias së Palermos mbi megasekuestrimin e kryer në Shqipëri për llogari të sipërmarrësit Francesco Zummo, 90 vjeç i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Hetimet zbardhën ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Shqipëri, Itali e Zvicër që importonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut e hashash nga Afrika e Veriut. Fitimet e mëdha të këtij trafiku hynin në një skemë pastrimi parash. mes Shqipërisë, Italisë e Zvicrës.

Hetimet e operacionit nisën në qershor të vitit 2020 pas sekuestrimit në portin e Salentos të 17 tonë drogë, prej të cilave 2.884,5 kg hashash e 14.191 kg psikobarna e njohur si droga e ISIS, (kaptagon).

SPAK deklaroi sot se janë mbledhur prova se skema financiare drejtohej nga sipërmarrësi italian Francesco Zummo, djali i tij Ignazio Zummo në bashkëpunim me biznesmenin Italian Fabio Petruzzella, një shtetas zviceran me origjinë italiane Daniele Castagalli dhe Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës.

Video e operacionit Shqipëri - Itali - Zvicër: Trafik droge dhe

Në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie Rezat Taçi thuhet se kishte angazhuar personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, konkretisht Artur Balla, kunatin e tij dhe Bledar Lilo, truproja e tij informon SPAK. Këta të fundit u arrestuan sot (12 nentor 2021).

Sipas Prokurorisë së Palermos,"SPAK shqiptar ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të lidhur me pastrimin e 20 milionëve euro në Shqipëri për llogari të mafias Cosa Nostra siciliane e të sekuestruar sot nga kjo Prokurori"