Motra kërkon drejtësi: Adelina i ndihmoi të gjithë, që të mos vuajnë. Atë askush!
Motra e Adelina Sejdinit, shqiptares së vetëvrarë disa ditë më parë i kërkon drejtësi autoriteteve italiane . Nga Pavia Ermira Sejdini, kërkon drejtësi për atë që denoncoi dhe shkatërroi grupin shqiptar të shfrytëzimit të prostitucionit por që autoritete italiane braktisën pasi morën gjithë informacionin e duhur
“Motra ime e ka përballuar jetën duke i ndihmuar njerëzit që të mos vuajnë: kur ka qenë ajo që ka kërkuar ndihmë, askush nuk e ka ndihmuar. Dua të di se çfarë ka ndodhur me motrën time. Kufoma ende nuk na është kthyer. Kemi pasur vetëm një telefonatë nga institucionet, me babain tim, për të njoftuar se motra ime ka vdekur," tha ajo.
Adelina Sejdini u vetëvra duke u hedhur nga mbikalimi hekurudhor në Romë pasi i'u mohua shtetësia italiane të cilën e priste prej vitesh dhe ia ricaktoi atë shqiptare, të cilën nuk e donte më.
Kjo çoi në vetëvrasjen e Adelina Sejdini , një ish-prostitutë e lindur në Durrës, e cila kishte denoncuar trafikun shqiptar të trafikut të prostitucionit .
Adelina Sejdini, ishte e dëshpëruar kur dokumenti i qëndrimit në Itali iu dha për motive pune kur ajo ishte e sëmurë dhe nuk punonte.
Jo vetëm kaq për Sejdini nuk mori të drejtën e të pasurit një shtëpi apo edhe për një pension paaftësie.
Adelina një shqiptare që shkoi në Itali në moshën 22-vjeçare u rrah, u përdhunua dhe u dërgua në rrugë për vite me radhë.
Mediet italiane shkruajnë se ajo kishte forcën të denonconte dhe të dilte nga ai ferr dhe në fund mori si shpërblim braktisjen nga shteti, pa shtëpi, pa pension invaliditeti me kancer në gji dhe pa shtetësinë që i takonte.
Ajo jetonte në Pavia, por për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takonte Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose disa zyrtarë të Ministrisë së e brendshme.
Më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes dhe ne 8 nëntor kreu aktin e vetëvrasjes.
