Sasi e madhe nafte derdhet ne bregdetin e Shëngjinit. Era e rëndë "pushton" zonën
Skandal e katastrofë mjedisore në Shëngjin.Një sasi e madhe nafte është derdhur në brigjet e Shëngjinit duke ndotur një më bregdetin në disa km gjatësi. Dyshimet janë se nafta mund të jetë derdhur nga anijet tregtare, por asnjë institucion nuk duket në zonë për të hetuar.
Katastrofë mjedisore në bregdetin e Shëngjinit.
Një sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar ndotje alarmante siç tregojnë këto pamje.
Uji I detit vezullon nga mbetjet hidrokarbure ndërsa në zonën bregdetare ndjehet era e rëndë.
Ndotja ka ndodhur në 1 km të gjatësisë bregdetare, ndërsa vala e karburantit vijon të përhapet.
"Ndotje kastrofike për florën, faunën. Është krim. Bëhet me qëllim apo për qëllime antikombëtare me shkatërru Shëngjinin!Është krim! E rëndë fare. Kush mban përgjegjësi? Erdha me hëngër një drekë por këtu të qelbka era naftë."
Për momentin nuk dihen shkaktarët e kësaj katastrofe mjedisore në brigjet e Shëngjinit, por dyshimet janë se karburanti mund të jetë derdhur nga anije tregtare që janë të vetmet që lundrojnë në zonë.
Por ajo e që thellon edhe më shumë skandalin është fakti se asnjë përfaqësues i institucioneve shtetërore ose lokale të mjedisit nuk ndodhen për të hetuar ndotjen e Adriatikut.
Vitet e fundit në bregdetin shqiptar nga veriu në jug janë shënuar disa raste të ndotjes me karburant.
Fajtorë kryesisht janë anijet tregtare ose tragetet që derdhin mbetjet në det për të shmangur tarifat e pastrimit në porte.
