Bulqizë/ Prej 1 viti pallati i pabanuar nga tërmeti, 40 familje në rrezik për jetën e tyre

Tërmeti i 29 tetorit të këtij viti mund të kishte shkaktuar tragjedi në këtë pallat në lagjen e re të Bulqizës. Prej më shumë se një viti, ai është shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit.

Por, pavarësisht këtij vendimit, rreth 40 familje jetojnë çdo ditë mes rrezikut për jetën e tyre. Bashkia e Bulqizës, pak muaj më parë i ka paralajmëruar banorët që të dalin nga aty, por ata nuk i janë bindur këtij urdhri, ndërsa bashkia nuk ka bërë asgjë më shumë.

Vetë Banorët thonë se janë të rrezikuar, por nuk mund të lënë shtëpitë e tyre pa një vendim të qartë të bashkisë.

"Jemi shume të rrezikuar në këtë pallat. 25 cm e këtij pallati është spostuar. Na thanë të dalim me qira para 3 muajsh, por nuk kemi vepruar, sepse nuk ka ardhur një urdhër i sajtë që të na tregohet si të veprojmë."

Disa ditë më parë problemin e ngriti edhe prefekti i qarkut të Dibrës i cili tha se Bashkia duhet të bëjë gjithçka që ato familje të mos jetojnë më aty.