Gazetari Qyno: Dy sipërmarrësit italianë erdhën në Shqipëri. Llogaritë bankare në emër të kunatit dhe truprojes së Rezart Taçit
Dy sipërmarrësit italianë, Francesko Zuma dhe Pabio Petruzella të cilët akuzohen se drejtonin skemën e pastrimit të parave të “Cosa Nostra” pjesë e së cilës sipsa SPAK ishte dhe Rezart Taçi kanë qenë në Shqipëri. E bën të ditur gazetari Elton Qyno në një bisedë në studio me gazetarin Elton Qyno
“Ata janë takuar dhe kanë pasur kontakte me kunatin e Rezart Taçit, Artur Ballën e shoferin e tij, Bledar Lilo. Për këto kontakte ka qenë në dijeni edhe SPAK dhe prokuroria e antimafias.”
‘Në këtë rast Shqipëria do të përdorej si trampolin nga ku milionat do të transferoheshim në pas në bankat e një shteti tjetër. Në këmbim të kësaj do të merrnin një përqindje të shumës së transferimit” tregon Qyno.
Ai sqaron dhe si funksiononte kjo skemë.
Llogaritë ishin hapur në emër të Artur Ballës dhe Bledar Lulos të cilët menaxhojnë disa kompani të dhuruara nga Rezart Taçi në Shqipëri me qëllim që të fshihte falimentin por edhe fshehjen e përndjekjeve të bankave dhe kreditorëve të tjerë.
SPAK thotë se janë sekuestruar mbi 18 milionë euro, ndërkohë që prokuroria e antimafias italiane deklaron se janë sekuestruar 20 milion euro.
Gazetari Qyno thotë se Rezart Taçi jetonte mes Zvicrës dhe Italisë ndërsa aktualisht jeton në Milano të Italisë.
Hetimet pritet të vijojnë pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave.
Intervista në Ora News me gazetaren Siklajda Shorja.