Bardhi: Vullneti i demokratëve nuk mund të kyçet në kasafortë, mos bëni 'show' mediatik
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ditën e sotme para gazetarëve rikonfirmoi se 4200 firmat e Kuvendit janë në kuti dhe i ftoi gazetarët që t'i vërtetonin.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për medien u shpreh se po vijohet tallja me demokratët dhe me shqiptarët. Ai u shpreh se vullneti i demokratëve nuk mund të kyçet në kasafortë dhe bëri thirrje që firmat të dorëzohen në protokollin e PD-së në mënyrë që t'i jepet mundësi demokratëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Bardhi: Ju sot keni qenë dëshmitarë se si po vijohet me një proces të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar cilitdo që gjykon dhe vlerëson se do duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD dhe që pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin e nevojshëm për fillimin e proceduarve të ndjekë procedurat sipas statutit të partisë. Sot më së shumti është fyer dhe është tallur edhe me atë pakicë që kanë besuar tek lëvizja e zotit Berisha. Edhe sikur të jetë arritur të sigurohet 1/87 apo 1/10 e firmave, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet show me vullnetin e atyre demokratëve.
Edhe nëse 1/10 e delegatëve kanë nënshkruar për thirrjen e Kuvendit zëri i tyre do duhet të dëgjohet, prandaj do dua sinqerisht të ripërsëris thirrjen time që nxirrini firmat nga kasaforta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë jo vetëm nëse janë apo j nënshkruesit e formularëve anëtarë, por nuk kanë mundësi të dinë janë apo jo demokratë. Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet dhe i jepni mundësi demokratëve të shprehin në transparencë të plotë vullnetin e tyre të lirë.
