Ish-efektivi në 30 vjetorin e krijimit të RENEA-s: Jemi shfrytëzuar në mënyrë shtazore pa marrë asgjë në këmbim

Në 30 vjetorin e themelimit të forcave speciale RENEA Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm kanë nderuar me medalje drejtues dhe efektivë të kësaj trupe. 

Ata gjithashtu renditën arritjet e këtij reparti në 30 vite.

Por ish-efektivi Shkëlzen Brahaj rendit edhe pakënaqësitë që ka ndaj drejtueseve. Me anë të një postimi në Facebook ai shprehet se askush më mirë se djemtë e RENEA-s nuk e di se çfarë do të thotë 30 vite sakrificë.

Sipas Brahaj duhen 500 vite të flasësh për ligësitë dhe padrejtësitë që i janë bërë duke i shfrytëzuar maksimalisht dhe duke i dhënë në këmbim një pagë qesharake.

Postimi i plotë:

"30 Vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush me mire se ata djem te atij Reparti nuk e di se cfare do te thote 30 vite force speciale,30 vite sakrifice ne te gjitha aspektet njerezore dhe profesionale. Nuk mjaftojne as 300 vite te flasesh per heroizmat dhe sakrificen e atyre djemve te atij Reparti por duhen 500 vite te flasesh per ligesite dhe padrejtesite qe u jane bere atyre djemve duke i shfrytezuar maksimalisht ne menyre shtazore pa u dhene asgje ne kembim,pervec nje page qesharake qe gjysmen e lene duke u paraqitur ne detyre orar pa orar.

Dhe persekutimi vazhdon....Do te theksoja qe ai repart eshte mbajtur nga energjia dhe vullneti i cdo pjestari(trupe speciale)por eshte shkelur me kembe djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues te atij reparti (te pamerituar ne ate post) te cilin shpeshhere e kane perdorur per katapulte ne detyra te tjera. Komandante reparti qe te shohin si "prone te tyre" ku dhe ne rastin e kesaj feste nuk e marrin mundimin qe djem qe kane sherbyer me dekada ne ate Repart dhe me kontribut "vetmohues" ne ate repart nuk marrin as ftese per kete feste ku kane gjithe jeten e tyre me te mirat dhe te keqijat e kesaj jete.

Drejtuesit aktual te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne "dasem" vetem ata qe dine te kercejne.Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre,te fshihet apo te ndryshohet.Lavdi deshmoreve te rene ne krye te detyres,Respekt herojve te gjalle (trupe operacionale)Neveri drejtuesve te atij Reparti Elite. Shqiperia e Shqipetareve"