Fermerët e Myzeqesë protestë në Lushnje, kërkojnë ndryshime në paketën fiskale 2022
Fermerët e Myzeqesë, të mbështetur edhe nga disa shoqata ditën e sotme kanë dalë në protestë në Lushnje, për të kërkuar nga qeveria disa ndryshime në paketën fiskalë 2022.
Ata kërkojnë pezullimin e tatimit 10 % të plehrave qe parashikohet të vendoset ne janar 2022, laborator te certifikuar për të garantuar cilësi të produkteve te prodhuara që shkojnë në tryezën e konsumatorit si kushte te barabarta prodhimi dhe tregtimi si në të gjithë rajonin ku ekspertohen produktet tona.
Disa qindra fermerë janë grumbulluar në vendin e quajtur Rotondo e Plugut ku me pankarta e thirrje kërkojnë nga qeveria që të marrë parasysh kërkesat.
Protesta e fermerëve po monitorohet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit për të shmangur incidentet që mund të ndodhin mes fermerëve dhe drejtuesve të mjeteve.
