Video/ Arrestohet vlonjati për armëmbajtje pa leje, e kishte fshehur poshtë lavamanit në lokal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 12:02
Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili akuzohet për "Armëmbajtje pa leje."
Sipas bluve të Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në lagjen "Hajro Çakerri", u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", poseduesin e armës së zjarrit, shtetasin: M. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
