Urbanet në Tiranë, Kasamaj: Nëse kërkesat nuk plotësohen, do të jetë faktqësi dhe për operatorët

Fatjon Kasamaj përfaqësues i transportit ndërqytetas në një intervistë për Ora News, me gazetaren Sonula Musai, u shpreh se është në pritje të plotësimit të këresave.  

Fatjon Kasamaj: 3 kërkesat tona që ne kemi parashtruar gjithmonë shpresojmë të merren parasysh nga instancat qendrore dhe vendore. Nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen do të ishte një fatkeqësi dhe do të ishte dhe një situatë akoma dhe më e vështirë për operatorët e transportit publik,  do të jemi të pafuqishëm ekonomikisht që të vazhdojmë të operojmë me shërbimin kështu që kjo do të na çonte në një situatë të paparashikuar deri në një mbyllje të shërbimit,mpasi do të ishte një kosto e papërballueshme dhe nuk do të mund të operonin operatorët në treg gjatë gjithë kohës me humbje.