Foni: Po operojmë në kushtet e mbijetesës
Kostandin Foni përfaqësues i unionit të transportit në një intervistë në studion e Ora News, me gazetaren, Sonila Musai, u shpreh se shërbimi i transportit është duke operuar në kushtet e mbijetesës.
Foni: Ne kemi prej 2 vitesh që kemi dërguar shkresa institucioneve përkatëse dhe më në fund arritëm që të kishim dhe një takim me kryetarin e bashkisë ku arritëm dhe u dakortësua me propozimet e kryetarit ku ishin akciza e naftës. taksa e qarkullimit ,tvsh-ja në shitje e biletës , dhe një fond emergjente të cilin nuk kemi një informacion të saktë se sa do të jetë shtrirja e këtij fondi apo dhe se si do të ndahet tek operatorët. Aktualisht ne jemi duke operuar në kushtet e mbijetesës duke marrë parasysh propozimet që ka shprehur kryetari që do të bëhen faktike mbas datës 1 Janar.


