Video/ Kapet në Tiranë grabitësi i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burg nga gjykata e Sarandës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar në kërki të dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "palestra" u bë arrestimi i Preng Gjonit, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve që kishin blutë e Tiranës, se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra.”

Preng Gjoni  ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

33-vjeçari do t'i dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.