E priste që në 2015, Rama habit kryeministrin holandez me dhuratat që e prisnin në sirtar
Holanda prej vitesh ka qenë një ndër vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndryshe këtë vit, kryeministri Mark Rutte ishte sot në Tiranë për të treguar se këtë herë Holanda i thotë "Po" Shqipërisë.
"Të gjithëve na duhet të bëjmë shumë punë, edhe vendi im, por gjithashtu edhe Shqipërisë do t’i duhet të bëjë më shumë gjatë viteve që vijnë, por progresi që është arritur në këto 5 vitet e fundit ka qenë kaq i madh, po të themi në kuptimin që na bëri ne të themi ‘Po’"- deklaroi kryeministri sot paradite në konferencën për shtyp krah kryeministrit Rama.
Ky i fundit në sallën e hartave në kryeministri i rezervoi një surprizë. I dhuroi dhuratat që ai i kishte bërë gati që në 2015 për vizitën që erdhi 6 vite më pas.
Në vitin 2015 Rama kishte planifikuar që një elegji kushtuar kolonelit të famshëm holandez, Tomson, ndërkohë në vitin 2017, Rama kishte planifikuar që dhuratë kryeministrit holandez ti jepte një një letër me shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.
Ndërkohë në vitin 2019, ku pritej Rutte Rama i kishte paketuar shishet e verës dhe një kravatë të dizanjuara vetë nga Kryeministri.
Ndërsa për këtë vit pra vizitën e tij ditën e sotme në Tiranë, kreu i qeverisë për homologun holandez ka zgjedhur në libër ku përshkruhet historia e një familje gjatë komunizmit në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Kjo është vizita jote e parë, 2015-a. Duhej të vije që në 2015-ën, po nuk erdhe, kështu që kjo është dhurata e vizitës tënde të parë. Po te pret qysh prej 2015-ës. Ky është koloneli i famshëm holandez, Tomson.
Mark Rutte: Po, absolutisht. Kaloj çdo të shtunë me biçikletë nga statuja e tij, pranë nipit tim, në Thomsonplein (sheshi “Tomson”). Është fiks e njëjta pamje si këtu.

Edi Rama: Kjo është një poezi, një elegji kushtuar atij nga një prej figurave tona më të rëndësishme historike, i cili ishte përkthyes, shkrimtar, poet, kryeministër dhe përfundoi arqipeshkvi.
Mark Rutte: Oh, ç’karrierë!
Edi Rama: Ai ishte njeriu që shpalli pavarësinë e kishës ortodokse shqiptare. Një burrë i madh. Kjo është dhurata e vizitës së parë. Kurse kjo është e imja. Është produkt i imi. Europa... BE-ja natën. Është diçka e thjeshtë.
Mark Rutte: Qenka brenda në kuti. Këto janë butona për mansheta.
Edi Rama: Po, butona me shqiponjën shqiptare.
Mark Rutte: Janë e shqiponjën shqiptare. E keni edhe sipër derës
Edi Rama: Praktikisht, kjo është shqiponja e Skënderbeut dhe helmeta e Skënderbeut.
Mark Rutte: ...dhe këto u kthyen pas vitit 1990?
Edi Rama: Po.

Mark Rutte: I ke dizenjuar tij?
Edi Rama: Po.
Mark Rutte: Kjo është çanta numër një.
Edi Rama: Kjo është e vizitës së dytë Mark. Është në vitin 2017. Ky është një libër për Tomsonin
Mark Rutte: Vizita e dytë...
Edi Rama: Vizita e dytë. Këtu ke një letër prej meje, të 2017-ës, që ka shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.
Mark Rutte: E mrekullueshme! Pra, Tomsoni është i famshëm këtu?
Edi Rama: Po. Ka edhe një statujë në Durrës. Kjo është vizita e tretë, Mark, 2019-a. Kjo është vera ime. Unë bëj shishet, një mik i imi bën verën. Kjo është një kravatë, që ti nuk e vë, po mund ta mbash në zyrë si vepër arti.
Mark Rutte: Shumë e bukur.
Edi Rama: Po nuk e mban.
Mark Rutte: Nuk e mbaj dot...
Edi Rama: Nejse, kur të gjesh rastin, vëre...
Mark Rutte:. Është me vizatimet e tua?
Edi Rama: Po, po. Dhe e fundit është e vizitës së sotme. Për vizitën sot, është ky libër i jashtëzakonshëm, që ka dalë javën e kaluar në Holandë. Është diçka e jashtëzakonshme rreth Shqipërisë përpara rënies së komunizmit. Është historia e një familjeje gjatë komunizmit.
Mark Rutte: Është përkthyer në holandisht?
Edi Rama: Po,
Mark Rutte: ... dhe e ka shkruar një profesor i teorisë politike në London School of Economics.
Edi Rama: Do të të pëlqejë shumë. Këtu ke një dedikim të gjatë. Vizita e katërt ka dedikime të gjata.
Mark Rutte: Falemnderit. Unë kam sjellë vetëm një dhuratë të vogël, se kjo është vizita ime e parë. Ky libër është pjesërisht nga artisti që po bën rikonstruksionin e piramidës, Winy Maas. Ky është, besoj, edhe nga organizata ku ky arkitekt bën pjesë.

