Rritja e çmimeve, Dhamo: Duhet të rishikohen politikat, ja rrugët për të ndihmuar familjet shqiptare
Eksperti i ekonomisë Sotiraq Dhamo është shprehur se rritja e çmimit të karburanteve në vendin tonë do ndikojë në rritjen e çmimeve në të gjithë produktet si dhe në buxhetin e familjes shqiptare.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, eksperti është shprehur se për të ndihmuar vendin tonë dhe familjet shqiptare në këtë krizë duhet të ndiqen politika mbështetëse.
Ai tha se duhet rishikuar edhe taksat që si pasojë sjellin edhe rritjen e çmimit të karburanteve.
Sotiraq Dhamo: Në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit janë një sërë faktorësh. Kjo rritje do ndikojë në çmimet e gjithë sektorëve dhe patjetër do prek dhe buxhetin e familjes shqiptare. Rrugët e veprimit për të ndihmuar buxhetin e familjeve janë nëpërmjet politikave të ndryshme mbështetëse ose subvecionuese si dhe nëpërmjet politikave të uljes së taksave që rrisin çmimin e karburantit. Duhet rishikuar kjo politikë duke sjellë edhe heqjen të kësaj takse dhe vendosjen e taksës së qarkullimit siç ka qenë edhe më parë dhe patjetër kjo do të ketë ulje çmimit të karburantit.
Në Shqipëri rritja e çmimit të karburantit në raport me rritjen e çmimit të karburantit në raport me rritjen e çmimit të karburantit në tregjet e huaja është spekulative, nuk ka lidhje të drejtpërdrejt.
Nga korriku i vitit të ardhshëm qeveria do të ndryshojë sërish tatimin mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është sot.
Në lidhje me këtë, Dhamo tha se qeveria po u jep një ndihmë qytetarëve por që sipas tij është e papërfilshme.
Sotiraq Dhamo: Përfitimi që do të fitojë një punonjës, është 130 lekë në muaj. Kjo është ndihma që do të marrë një punonjës që merr 400 mijë lekë, ndërsa për pagat e larta nga 150 mijë deri në 200 mijë do përfitojnë 50 mijë lekësh. Pavarësisht se është një ndihmë për mendimin tim është e papërfillshme.
Unë konsideroj që ndihmat nuk duhet të jenë ndërmjet uljes ose ngritjes së pagës sa taksueshme dhe të tatimit mbi pagat. Nuk është kjo rruga e duhur. Për mendimin tim rrugët që do të ndihmonin për shtresat vulnerabël duhet të shikoheshin në një afat me të gjatë dhe të qëndrueshme. Nuk është thjesht rritja e pagave ajo që do të zgjidh problemin, sepse rritja e pagave do të jetë proporcionale. Duhet të ndiqen politika, të qarta të qëndrueshme për shtresat në nevojë, të jepen ndihma sociale.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
