Rritja e çmimeve, Bregu: Borxhi ynë publik shumë i lartë, po pengon rritjen e ekonomisë
Profesori i Ekonomisë në SHBA, Klajdi Bregu shprehet se në shumë vende të botës kanë pasur probleme me inflacionin ndërsa shton se në vendin tonë inflacioni nuk është në shifra alarmante.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Bregu shprehet se inflacioni ndikon në xhepat e shqiptarëve duke qenë se çmimet rriten.
Klajdi Bregu: Shumë vende të botës, kanë pasur probleme me inflacionin. Kjo ka të bëjë me rritjen e shpejtë që ekonomia globale po pëson, pas daljes nga kriza e pandemisë. Rritja e shpejt e ekonomisë ka ndikuar në çmime. Deri diku edhe Shqipëria po importon këtë pjesë të rritjes së çmimeve. Inflacioni në Shqipëri nuk është në vlera alarmante. Inflacioni ndikon në mënyrë direkte në xhepat tonë sepse çdo gjë do të shtrenjtohet.
Më tej shton se përveç rritjes së gazit dhe naftës do rrisen edhe çmimet e produkteve të tjera.
Klajdi Bregu: Përveç gazit dhe naftës do të shtrejtohen dhe produktet e tjera. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë situatën ekonomike në të cilën ne ndodhemi. Vendi do të varfërohet dhe ne duhet të krmi shumë kujdes sidomos ndaj shtresave në nevojë. Varfëria në Shqipëri nuk është vetëm si pasojë e Covid-19 por për shkak të problemeve strukturore që vendi ynë ka pasur gjatë këtyre 30 viteve. S’kemi ndërtuar një ekonomi me themele të forta.
Profesori është shprehur se borxhi publik që ka marrë Shqipëria është shumë i lartë dhe sipas tij kjo do ndikojë që të kemi një rritje ekonomike.
Klajdi Bregu: Borxhi ynë është shumë i lartë dhe po pengon rritjen ekonomike. Ai mund të përdoret në mënyra të ndryshme por duhet parë me kujdes shtresat në nevojë. Unë i shikoj zgjidhjet tek problemet strukturore. Nuk do të ketë një rritje ekonomike për aq sa duhet dhe aq sa kemi nevojë.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.

