Lapaj: Në Shqipëri bëhesh i pasur jo vetëm me meritë", Kadia: Bëhen vetëm me meritë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se në vendin tonë të pasurit janë bërë me nepotizëm, me rastësi, me meritë dhe me lidhje me pushtetin.

Ndërkohë, zv. ministri i Financave, Besart Kadia e kundërshtoi duke thënë se nuk është dakord dhe duke theksuar se në Shqipëri të pasurit bëhen vetëm me meritë.

Kadia: Në Shqipëri të pasurit janë bërë vetëm me meritë. I pasur bëhesh me meritë, ndërsa për të dalë nga varfëria ke nevojë për ndihmë. Pasuria nuk bëhet me vjedhje dhe miqësi.

Lapaj: Atëherë ndahemi në këtë pjesë. Në Shqipëri bëhesh i pasur nga rastësia, ishte në momentin e duhur dikush, një pjesë me nepotizëm.

Kadia: Fakti që ka njerëz të pasur në shoqëri mua më jep shpresë.