Lapaj: Në Shqipëri është krijuar virusi i ikjes, perceptim se ka një organizatë që i shërben një pakice
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se në vendin tonë është krijuar një virus si tip gripi që nuk duan t’i lënë fëmijët këtu.
Ai theksoi se shqiptarët kanë krijuar perceptimin se shteti është një organizatë që i shërben një pakice dhe që bëjnë para dhe ikin.
Lapaj: Këtu është krijuar një virus si tip gripi që nuk duan t’i lënë fëmijët këtu. Kanë frikë për fëmijët dhe cilësinë e jetës, qysh nga ajri te ushqimet. Ne kemi krijuar perceptimin se shteti është një organizatë që i shërben një pakice. Të gjithë bëjnë para dhe ikin, e i dërgojnë fëmijët jashtë shtetit.
Këtu nuk është krijuar një sistem me garanci kur ke hall do të marrësh shërbimin e duhur, si në shëndetësi ashtu edhe në arsim. Këtu nuk ka kontroll në raport me ushqimet që hamë. Këtu gjërat nuk janë duke ecur sikurse duhen.
