Kulluri: Basha homofob, urren njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij

Kandidati për kryetar i PD, Edvin Kulluri është shprehur se reagimet për kandidaturën e tij kanë zero.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Kulluri ka treguar dhe mënyrat se si mund ta bashkojë partinë.

Edvin Kulluri: Nuk guxon njeri që të akuzojë një kandidim tim për asnjë lloj arsyeja. Reagimet për kandidaturën time kanë qenë zero. Përderisa kam propozuar një statut që ndan pushtetet brenda partisë, që  garanton kontrollin reciprok të degëve të Partisë, që dobëson rolin e Kryetarit, kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar partinë. 

Ai thotë se nuk është i sigurt nëse do i fitojë zgjedhjet por megjithatë është i bindur se do u shkojë deri në fund ideve të tij.

Edvin Kulluri: Natyrisht që një statut, institucionet pa një rol të lidershipit nuk mund të funksionojnë. Tre elementë ka një reformë, ligjin institucionet që zbatojnë dhe personi që është në krye. Nuk mund ta them që zgjedhjet i kam të fituara, por që kam treguar vendosmëri për t’i shkuar deri në fund ideve të mia.

Kulluri shprehet se nuk ka parë asnjë herë kryetar partie që urren njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edvin Kulluri: Bashës ia kam thënë në zyrë, që përballë një të majte liberale kemi vetëm një mundësi që të perceptojmë drejt atë që po ndodh  dhe të përballemi moralisht dhe politikisht në mënyrën e duhur me kundërshtarin. Unë kam vendosur që të merrem me politikë jo për një vend pune. 

Në PD më njohin për një njeri korrekt. I kam thënë Berishës dhe Bashës të vërtetën por ka një dallim të madh kur flisja me Berishën, bisedoje, kuptoheshe dhe vazhdoje punën, por unë kryetar partie homofob  që urren njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kam parë.