Koçeku: Në Shqipëri mungon shpresa, ka hendek shumë të madh mes të varfërve dhe të pasurve
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, studentja Marjana Koçeku u shpreh se në Shqipëri mungon shpresa, pasi marrëdhënia e qytetarit me qeverinë ka qenë gjithmonë në krizë.
Ajo theksoi se problemi është se Shqipëria ka të pasur që janë shumë të pasur dhe të varfër shumë të varfër, duke u gëlltitur ajo që është shtresa e mesme.
Koçeku: Në këtë vend mungon shpresë. Marrëdhënie e qytetarit me qeverinë ka qenë gjithmonë në krizë. Ka shumë të rinj të pasur që nuk e shohin të ardhmen në vendin tonë, sepse është krijuar një frymë shumë depresionuese, ku mundon shpresa dhe vizioni.
A jeni në të vetëdijshëm për problemet dhe varfërinë që kemi? Besoj se nuk jemi, sepse përndryshe do ta kuptonim dhe do të merrnim kohën për reflektimi dhe të dalim në një zgjidhe për të mirën e përbashkët. Problemi është se Shqipëria ka të pasur që janë shumë të pasur dhe të varfër shumë të varfër, duke u gëlltitur ajo që është shtresa e mesme.
