Sërish beton tek Parku i Liqenit në Tiranë, qytetarët: Është krim, janë prerë pemët

Trungje të prera, dhe gërmimi i zonës tashmë ka filluar duke shkatërruar të vetmen hapësirë të gjelbër në Tiranë.

Prej ditësh tashmë në parkun e liqenit kanë filluar punimet për ndërtimin e një piste vrapi por duke e zhveshur parkun nga pemët.

Pista e vrapit do tu kushtojë taksa pagueve 58.132.777 lekë pa TVSH dhe punimet do të zgjasin 6 muaj . Por edhe pse Bashkia Tiranë është kujdesur që tu tregojë qytetarëve që këto punime po mbikëqyren nga kompania “He&sk” 11 SHPK kjo e fundit ose ka rënë dakord që pemët të priten ose nuk ka kryer punën ashtu siç duhet.

Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Erion Veliaj i cili është kontradiktor pasi herë mbjellë pemë e herë i shkatërron dhe pse i kemi dhuratë të natyrës.

“Mbjellë pemë dhe prenë. Edhe pista e vrapimit duhet por të gjendej një vend më i mirë. Ktu janë prerë dhe pemët. "

Për qytetarët kjo që po bëhet parkut është e pafalshme.

“Ky është gabimi më i9 tmerrshëm që i bëhet këtij qyteti. Ky qytet vetëm një park ka dhe ky park po shkatërrohet, ky është krim.”- shprehen ata.

Sërish beton tek Parku i Liqenit në Tiranë, qytetarët:

Sërish beton tek Parku i Liqenit në Tiranë, qytetarët:

Sërish beton tek Parku i Liqenit në Tiranë, qytetarët: