Kadia: Pyetja që bëhet nuk është pse ka të varfër, po pse ka të pasur dhe si janë bërë ata

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zv. Ministri i Financave Besart Kadia u shpreh se Shqipëria ka qenë vend i varfër, është i varfër dhe varfëria po ulet.

Ai theksoi se pyetja që bëhet në ekonomi nuk është pse ka të varfër, po pse ka të pasur dhe si janë bërë të pasurit

Kadia: Shqipëria ka qenë vend i varfër, është i varfër dhe varfëria po ulet. Pyetja që bëhet në ekonomi nuk është pse ka të varfër, po pse ka të pasur dhe si janë bërë të pasurit. Nëse ka një perceptim se ata janë bërë me vjedhje, atëherë kjo është ndër arsyet pse largohen njerëzit.

Qeveria do të bëjë maksimumin me politikat e saj lidhur me këtë çështje. Nëse njerëzit nuk ndjehen rehat dhe nuk e perceptojnë realitetin si një shoqëri më të mirë ata largohen.