Kadia: Zona më e varfër në Shqipëri ajo e verilindjes, ndërsa më e pasura ajo e juglindjes

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zv. Ministri i Financave Besart Kadia u shpreh se politikat shtetërore janë ato që përkthehen në ulje të varfërisë.

Ai theksoi se zonat më të varfëra në vend janë ato të verilindjes dhe se zona më e pasur është ajo e juglindjes sepse ka një lidhje më të mirë me një treg që është Greqia.

Kadia: Politikat shtetërore janë ato që përkthehen në ulje të varfërisë. Fotografitë nuk zgjidhin gjë në raport me varfërinë, por politikat sociale. Paga minimale është rritur në 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Ka studime që e çojnë edhe 500 mijë, por ky nuk ëhstë thelbi.

Çështja është që kësaj kategorie që të mos u merret taksa që tu lehtësohet barra. Zonat më të varfëra në vend janë ato të verilindjes. Zona më e pasur është ajo e juglindjes sepse ka një lidhje më të mirë me një treg që është Greqia.