Qiraxhi: Rreth 40 mijë qytetarë lënë vendin e tyre për shkak të varfërisë ose mundësive më të mira
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare u shpreh se janë rreth 40 mijë qytetarët që lënë vendin e tyre për shkak të varfëria ose mundësive më të mira.
Ai theksoi se nëse një njeri sot shkon dhe punësohet në një korporatë jashtë vendit ai atje më të njëjtin formim paguhet më shumë.
Qiraxhi: Janë rreth 40 mijë qytetarët që lënë vendin e tyre për shkak të varfëria ose mundësive më të mira që kanë aftësi për pune dhe integrohen shumë shpejt. Kompanitë më të mëdha në vend po rekrutohen nga vende si Azerbajxhani ose India. Kjo forcë punëtore duhet të rekrutohej në vend.
Nëse një njeri sot shkon dhe punësohet në një korporatë jashtë vendit ai atje më të njëjtin formim paguhet më shumë. Resurset që shpërndahet në shoqëri mbetet të mbyllura duke mbyllur kështu edhe inovacionin dhe zhvillimin shoqëror.
