Abuzim në klasa, Kushi flet për suksese dhe shmang dështimin e sistemit të psikologëve në Kamëz

Për Ministren e Arsimit ka qenë sistemi i referimit në shkolla ai që ka bërë të mundur denoncimin e rasteve të fundit të dhunës dhe abuzimit me të mitur ndërkohë që në skandalin e Pogradecit ishin familjarët që denoncuan, ndërsa në rastin e Kamzës psikologët mbyllën çështjen ndaj denoncimit të mësuesve.

"Për fat të keq ngjarjet e fundit na kanë tronditur të gjithëve por shërbimi psikosocial është në krye të detyrës dhe në disa nga rastet që janë bërë mediatike ka qenë shërbimi psikosocial që ose ka identifikuar rastin ose kanë ndihmuar në trajtimin dhe referimin e rasteve në organet kompetente".

Ministrja Kushi ishte thirrur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave këtë të hënë ku nga përfaqësuesit e opozitës u ngrit shqetësimi i zhvillimit të mësimit online në Universitete pavarësisht kërkesës për vaksinimin e studentëve.

Spaho: Që ofrojnë mësim online ta keni të sigurt, nuk po them të gjthë por ka universitete që ofrojnë online. Madje 4 ditë online dhe 1 ditë fizik.

Kushi: Në asnjë mënyrë nuk mund të tolerojmë mësimin online, ju falenderoj për shqetësimin që ngritët. Menjëherë do të nisim verifikimet sepse ka pasur universitete që na e kanë kërkuar dhe ne ua kemi refuzuar dhe në rrugë zyrtare.

Vitin e ardhshëm pritet që librat falas të përdoren vetëm një vit, kjo për shkak të dëmtimeve tqë shumta që marrin gjatë përdorimit.

Buxheti i arsimit për vitin e ardhshëm sipas Kushit është 46.5 mld lekë.