Kadia: Shqipëria ka qenë ndër vendet më të varfëra në botë, tashmë vend drejt zbutjes
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zv. Ministri i Financave Besart Kadia u shpreh se Shqipëria ka qenë ndër vendet më të varfëra në botë në vitet ’90 me të ardhura me 200 dollarë në vit për frymë.
Ai theksoi se ndërsa tani Shqipëria është e ngjashme me vendet e rajonit, ku varfëria është prezentë, por është një fenomen që është drejt zbutjes.
Kadia: Shqipëria ka qenë ndër vendet më të varfëra në botë në vitet ’90 me të ardhura me 200 dollarë në vit për frymë. Ndërsa tani jemi të ngjashëm me vende e rajonit, varfëria është prezentë, por është një fenomen që është drejt zbutjes.
Ajo që kishim shqetësim vitin e shkuar ishte që vendet e varfëra do të do të goditeshin më rëndë nga covidi. Ndërkohë që vendet e Ballkanit kanë treguar se po përmirësohen në raport me situatën e varfërisë nga viti 2019. Në tërësi ne kemi treguar se jemi një ekonomi dinamike. Besoj se duhet të jemi optimistë.
