Basha diskuton me kongresmenët për vettingun në politikë dhe zgjedhjet e lira: Prioritet absolut, ndarja nga e shkuara

Nisma e Partisë Demokratike për vettingun në politikë dhe zgjedhjet e lira kanë qenë në fokus të diskutimit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me dy delegacione të Kongresit të SHBA-së në selinë blu.

Përcolli delegacionin e ligjvënësve amerikanë dhe  tha se  në zyre gjatë bisedës kishte marrë mbështetjen e tyre për pastrimin e politikës nga krimi, korrupsioni dhe distancimin nga e shkuara.

Kreu i demokratëve u foli gazetarëve edhe për ndryshime rajonale kur tha se i gjithe rajoni po përjeton nevojën për rikthimin e  demokracisë.

E theksoi më shumë se njëherë që kishte përkrahjen jo vetëm të republikanëve amerikanë por edhe të demokratëve në Kongres e në Senat. Lideri i opozitës konsideron prioritet vettingun e  politikanëve, pasi siç tha ai kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk është çuar para drejtësisë asnjë politikan i nivelit të lartë apo bos.

Basha: Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikanë, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD, dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon. Në prioritetin e parë rendita për Shqipërinë domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, lidhjeve të politikës me krimin, ku shfaqën interes të vecantë për nismën tonë të Vetingut në politikë. Folëm për rëndësinë që ka lufta ndaj korrupsionit dhe faktin që gjithë rajoni po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqeritë e Ballkanit Perëndimor, sepse autokratët e Ballkanit kanë shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që të kenë politikanë të pastër. U shpjegova se si përmes iniciativës sonë të vetingut do plotësojmë deficititet, faktin që drejtësia nuk ka çuar pas hekurave asnjë politikan të nivelit të lartë. Vetingu i politiknave, si një iniciatvë që ndihmon për të hequr çdo alibi ishte në fokus të bisedës që treguan anëtarët e delegacionit të Kongresit.

Basha diskuton me kongresmenët për vettingun në politikë dhe

Sali Berisha, ishte sërish i pranishëm edhe në këtë moment të Lulzim Bashës.

Basha: Prania kaq e lartë të anëtarëve të Kongresit dhe Senatit bipartizan, me një shumicë dërmuese republikane ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona politike dhe prioriteti ynë absolut politik është ndarja nga e shkuara, korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetën e shqiptarëve, i ka varfëruar dhe vazhdon ti varfërojë dhe që po zbraz familjet shqiptare nga rinia, e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për ti prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe përmes politikës, të Shqipërisë, ti jepja zë pa asnjë mëdyshje prioriteteve tona. PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personalë të askujt, duke filluar nga unë i pari. Jemi dhe do mbetemi avokatë  dhe luftëtarë për hallet dhe problemet e përditshme të shqiprarëve që sot janë siguruar personalisht se kemi dhe do të kemi mbështetje të plotë të Senatit dhe Kongresit amerikan në mënyrë bipartizane.

Për përplasjet e brendshme mes mbështetësve të tij dhe atyre të Foltores së Berishës, kryetari i PD-së e konsideroi të pavërtetë lajmin se nuk kishte lejuar diskutimet nga deputetët kritikë.

Basha: Është sajesë, nuk do konsumojmë kohë me sajesa.

Basha diskuton me kongresmenët për vettingun në politikë dhe

Basha diskuton me kongresmenët për vettingun në politikë dhe