Jetesa në një kasolle mes Tiranës, 35-vjeçari që jeton duke mbledhur kanaçe apelon për ndihmë
Një 35-vjeçar nga zona e ish-kombinatit në Tiranë i bën apel shtetit që ta ndihmojë. Ai jeton në kushte çnjerëzore në një kasolle në rrugën “Jorgo Panajoti”, ndërsa apelon se i vetëm nuk mund t’ja dalë.
Në dukje është kasolle, por kjo është shtëpia ku para 6 muajsh jetonin 4 persona.
Në këtë kasolle, me Hekuran Shaqirin jetonte dikur dhe bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e moshës 13 dhe 11 vjeç.
35 vjeçari tha se bashkëshortja u detyrua të largohej, pasi jetesa në këtë kasolle është pothuajse e pamundur.
“Bashkëshortja ime ka ikur në Sarandë se atje jetojnë prindërit vet. Po jeton përkohësisht deri sa unë të bëhem mirë, të më ndihmojë dikush."- shprehet ai.
Thotë se po e mbyt malli për familjen.
“Më ka marrë shumë malli, por po duroj nga halli dhe nga zori. Nuk marrë as ndihmë ekonomike."
Ai kërkon ndihmë nga shteti pasi po mbijeton vetëm me mbledhjen e kanaçeve.
“Dua të kem kushte që të jetoj si gjithë njerëzit e tjerë. të jem i punësuar, të kem një shtëpi, të kem familjen pranë vetes.
