"Doja ti paralajmëroja të mos më ngacmonin motrën...Mu errën sytë" 24 vjeçari rrëfen në gjykatë pse goditi vëllezërit Kovaçi

"Doja ti paralajmëroja të mos më ngacmonin motrën...Mu
Florenc e Mikel Kovaçi dhe Ardit Hida duke hyrë në gjykatë

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë arrest me burg ndaj Ardit Hidës, i akuzuar për vrasjen e Florenc Kovaçit, 28 vjeç dhe plagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi 19 vjeç 3 ditë më parë në Elbasan.

Prokurori i Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ritvan Sukaj kërkoi caktimin e masës arrest me burg për 24 vjeçarin Ardit Hida i arrestuar mbrëmjen e 5 Nëntorit.

Këtë masë ka lënë në fuqi edhe gjyqtarja Miranda Çekrezi(Konica).

Tri ditë më parē Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19 vjeç,  u qëllua me thikë  për vdekje nga Ardit Hida.

26 vjeçari Florenc Kovaçi dhe 19 vjeçari Mikel Kovaçi të cilët ishin viktima të incidentit të përgjakshëm ishin vëllezër nga babai dhe jetonin në lagjen "Beqir Dardha" në qytetin e Elbasanit .

Ndërkohë autori i krimit ka rrëfyer para gjykatëses se ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkuar në lagjen "Beqir Dardha".

“Pasi kisha pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër, shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd. Pas kësaj mu errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë. Pasi u përlesha me 19 vjeçarin Mikel Asllani që donta ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje. Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën. Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku”

Autori i dyshuar i këtij krimi, Hida, u arrestua pak orë pas ngjarjes në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese" në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej.

"Doja ti paralajmëroja të mos më ngacmonin motrën...Mu
Ardit Hida, Florenc dhe Mikel Kovaçi