Delegacioni amerikan në Shqipëri, veç takimit me politikanë, vizituan dhe afganët në Shëngjin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë pati kënaqësinë të mirëpresë dy delegacione të Kongresit të SHBA në Shqipëri për të diskutuar me zyrtarë shqiptarë dhe për t'u takuar me qytetarët e shpërngulur afganë.
Anëtarët e delegacionit dypartiak përfshinin Elissa Slotkin (Michigan – Distrikti 8 ), David Valadao (Kaliforni – Distrikti 21) dhe Jake LaTurner (Kansas – Distrikti 2).
Edhe Senatorja Joni Ernst (Iowa) vizitoi Shqipërinë. Delegacioni u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, deputeten e PS-së Mimi Kodheli, nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku dhe deputetin e PD-së Tomorr Alizoti.
Delegacioni gjithashtu vizitoi qytetarë të shpërngulur afganë dhe përfaqësues Organizatash Jo Qeveritare në Shëngjin.