Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të bëjmë rezistencë, derisa të plotësohen kushtet

Këtë të hënë IMT ka rinisur aksionin e saj për shembjet e banesave në rrugën 5 Maji .Pas presionit të mediave, Bashkia Tiranë si duket është tërhequr nga shembja e ndërtesave, për ata të cilët ende nuk kanë firmosur një kontratë. E ndërsa të tjerë, të cilët nuk kanë rënë dakord për kushtet dhe kompensimet përkatëse janë shprehur të vendosur për të bërë rezistencë deri në fund.

Pas presionit të mediave, Bashkia Tiranë është tërhequr nga shembja e banesave të 5 Majit ,për ata të cilët ende nuk kanë firmosur kontratë.

Këtë të Hënë eskavatorët shembën 3 banesa ,pronarët e të cilëve kanë nënshkruar aktmarrëveshjet për dëmshpërblimet përkatëse.

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të

E ndërsa të tjerë, të cilët nuk kanë rënë dakord për kushtet janë të vendosur për të bërë rezistencë.

“Ne jemi banorët që nuk kemi firmosur kontratë me Bashkinë, nuk firmosim kontratë dhe nuk pranojmë që të prishen shtëpitë me këtë marrëveshje. Boll me regjime dhe presione."

Kërkojnë vetëm transparence dhe drejtësi.

“Që tre javë nuk është marrë parasysh nga një institucion që të vijë e të na japë sqarim se si do bëhen dhe se si do procedohet. Na kanë thënë që të shkojmë dhe të firmosim kontratën e shërbimit dhe të qirasë që përsa i përket ne që jemi interesuar ajo është e pavlefshme nuk përcakton as vendin dhe as kohën se ku do e marrë këtë ndërtesë.”

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të

Prej tre javësh banorët e rrugës 5 Maji janë në protestë,pasi si pasojë e një projekti rindërtimi në zone, atyre po u cenohet prona private. Ata kërkojnë vlerësimin e banesës së tyre me çmim tregu dhe jo çmim reference. E derisa kërkesat e tyre të mos plotësohen ata do të vijojnë protestat.

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të

Rikthehen fadromat tek “5 Maji”, protestuesit: Do të