Abuzimi me 15-vjeçaren, hetimi pezull në gjykatë, ankohen familjarët dhe avokatët e të pandehurve

Dështon për të katërtën herë radhazi seanca paraprake në Gjykatën e Lezhës për 5 personat e akuzuar se abuzuan seksualisht për disa muaj një 15-vjeçare në Mirditë.

Prokuroria mbylli hetimin në javën e tretë të shtatorit, por kur ka kaluar më shumë se një muaj, seanca ku gjykata do të vendosë nëse do ta takojë për gjykim apo do ta ktheje për plotësim nuk po bëhet.

Këtë të hënë, shkak për shtyrjen e vendimit për më 16 nëntor ishte vonesa në nisjen e gjyqit, çka çoi në largimin e dy avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.

"Avokatët kishin seanca të tjera të planifikuara plus që jemi para faktit se organi i procedurës nuk ka zbatuar disa detyra."

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari me iniciale A. Gj akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim.

Familjarët që ishin mbledhur para gjykatës dhe avokatët mbrojtës, se akuzat janë të sajuara dhe se në hetimin e prokurorisë nuk ka asnjë provë.

"Një gjyq më shumë moral. Proceduralisht jemi para faktit se nuk ka asnjë provë që fajëson të mbrojturin prej meje dhe të dyshuarit e tjerë."

Ngjarja e denoncuar në maj nga 15-vjeçarja nga Mirdita tronditi opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit.