Del para Gjykatës Ardit Hida, akuzohet për vrasjen e Florenc Kovaçit dhe plagosjen e vëllait të tij në Elbasan
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2021, 15:04
Ka mbërritur në Gjykatë Ardit Hida, i akuzuar për vrasjen e Florenc Kovaçit, 28 vjeç dhe plagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi 19 vjeç 3 ditë më parë në Elbasan.
Prokuror i çështjes është Ritvan Sukaj, ndërsa gjykatëse Miranda Konica.
Sherri që përfundoi në vrasje me thikë ndodhi mbrëmjen e 5 Nëntorit.
Florenci Kovaçi dhe vëllai nga babai, Mikeli 19 vjeçar u goditën me thikë nga Ardit Hida 24 vjeç, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes.
Në Polici, i riu pranoi autorësinë e krimit, për të cilin këtë të hënë do të njihet me masën e sigurisë.

Ardit Hida, Florenc dhe Mikel Kovaçi

