Shqipëria nën sulmin e hakerave, Peleshi: Ka 50 deri në 100 ndërhyrje në ditë, nuk kemi grup mbrojtje
Shqipëria është e pambrojtur nga sulmet kibernetike. Madje hakerat kanë ndërhyrë jo vetëm në serverat e kompanive private por edhe në ato shtetërore me dhjetëra raste në ditë. Alarmi është dhënë në Komisionin e Sigurisë, ku ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli për buxhetin e vitit të ardhshëm por edhe për ngritjen e një strukture të posaçme.
"Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona qofshin private apo publike janë të përditshme me disa dhjetëra dhe me disa qindra," tha Peleshi.
Për këtë qëllim fondit prej 2 milionë eurosh do t'i shtohen edhe 18 milionë në bashkëpunim me SHBA. Për këtë do të ngrihet një njësi e posaçme me 6 ekspertë dhe 20 punonjës. Por paga e tyre mbetet një problem për institucionet shtetërore.
"Do të ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike. Një ekspert i mbrojtjes kibernetie në treg mund të marrë 2000 euro e lart, ne me 5..-600 euro nuk e …," tha Peleshi.
Tenderat sekret ishin shqetësim i opozitës, por dhe procedurat për bazën e Pash Alimanit.
"Do të zhvilloni ju procedura tenderash sekretë, territori i bazës së Pash Alimanit është reduktuar," tha Alibeaj.
"Nuk ka procedura sekrete, ka prokurime ushtarake. Nuk është zvogëluar territori i Pash Alimanit, nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes asnjë metër katror nga kjo bazë," tha Peleshi.
Projektet ku angazhohen helikopterët e Shqipërisë janë lënë në menaxhimin e NATOS. Teksa ministri zbardhi dhe incidentin pas shërbimit të një prej tyre.

