SPAK nis hetimin për avokatin dhe prokurorin në Gjirokastër, dyshohet se morën 3 mijë euro ryshfet për të mbyllur çështjen
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka vendosur te regjistrojë procedim penal për korrupsion ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçit, Thanas Papadhimitri dhe drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.
Çështja fillimisht është nisur nga Prokuroria e Gjirokastrës , por me pas dosja është tërhequr në muajin Tetor 2021 nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe tashmë po ndiqet gradualisht nga oficeri i BKH, Mikeljan Shkalla dhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
Tashme është regjistruar procedimi me nr.266 pasi Papadhimitri ka treguar se ka dhënë një shumë parash prej 3 mije euro.
Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.
Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Çafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin.
