Kur do i dorëzojë Berisha firmat? Si do mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së


Në kampin blu vijon përplasja në distancë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Dje ish-Kryeministri Sali Berisha  në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë i bëri thirrje Lulzim Bashës të dalë në debat me të, me të rinjtë dhe demokratët.  Ndërkohë që Basha e quajti tub që çon oksigjen tek Edi Rama.

Po kur data është 8 nëntor nuk ka ende një kërkesë  të dorëzuar në selinë e PD-së.

Të dy palët lexojnë në mënyrë të ndryshme statutin dhe si do të mblidhet Kuvendi kombëtar i PD-së, raporton gazetari i Ora News, Everst Dedaj.

Mbështetësit e Berishës thonë se Kuvendi Kombëtar duhet të vetëmblidhet dhe  mjaftohet vetëm me kërkesën që u është dërguar delegatëve të kuvendit Kombëtar dhe kërkesën publike të Berishës.

Nga ana tjetër dhe PD thotë se duhet të ketë një kërkesë bashkë me firmat me qëllim që të verifikohen firmat për mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD-së.

Po çfarë thuhet në statut?

Statuti thotë se 30 ditë para se të mblidhet kuvendi kombëtar duhet të dorëzohet një kërkesë bashkë me arsyet apo kërkesat a pikat konkrete që do të diskutohen në Kuvend. Nëse i përmbahemi kësaj që thotë statuti Berisha ka edhe dy ditë kohë nëse Kuvendi do të mblidhet më 11 dhjetor.

Ndërkohë nesë Berisha ftoi demokratët e Pogradecit ti bashkohen foltores se tij për ringritjen e PD-së.