Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Lefter Koka: Ishte shtylla jonë
Është ndarë nga jeta vëllai i ish-deputetit, Lefter Koka, Ilir Koka.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai thotë se i vëllai vuante nga një sëmundje e rëndë.
"Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë!
Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qenë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punë shumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit. Familja Koka", shkruan Koka në Facebook.

