Detaje nga ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës/ Në fillim e vrau më pas u rikthye për ta varrosur në Qafë Mollë

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet i varrosur me zhavorr në Malin me Gropa ditën e shtunë, më 6 nëntor.

Mësohet se Fredi Rrushi e ka telefonuar 3 herë para vrasjes, ndërsa Ruzhdi Hoxha nuk e ka hapur telefonin. Më pas Fredi Rrushi ka shkuar për ta takuar.

Pas takimit, të dy kanë shkuar në Dajt ku dyshohet se edhe e ka ekzekutuar direkt në momentin e mbërritjes, ditën kur është larguar nga banesa më 20 tetor. 

Burime bëjë me dije se Rrushi është rikthyer rreth orës 5:30 për ta varrosur trupin. Janë kamerat e sigurisë ato të cilat e kanë filmuar duke shkuar në Dajt.

Pasi është kthyer nga Dajti, Fredi ka hedhur celularin e Ruzhdi Hoxhës, i cili ka qenë pa pin edhe është gjetur nga një taksist. Taksisti  e kishte shitur telefonin në një dyqan celularësh.

Dosja hetimore për dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi pritet të dërgohet nesër në Gjykatë pasi do të dalin para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ferdinand Rushi është autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, ndërsa Pajtim Rushi dyshohet si bashkëpunëtor në krim.  

Detaje nga ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës/ Në fillim e vrau më pas u
Viktima Ruzhdi Hoxha, vendi ku u gjet dhe Fredi Rrushi ( Në të djathtë )