Vodhi dronin në një firmë ndërtimi, pranga 18-vjeçarit në Tiranë. Dyshohet autor i 6 vjedhjeve të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili akuzohet se vodhi një dron nga një firmë ndërtimi.

Policia gjithashtu ja zbardhur dhe dokumentuar edhe 6 vjedhje të tjera që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Tiranës. Blutë bëjnë me dije se u arrestua shtetasi F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:

Më datë 11.10.2021, në rrugën "Abdyl Frashëri", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 29.10.2021, në rrugën "Pjetër Bogdani", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;

Më datë 30.10.2021, në rrugën "Marco Boçari", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 30.10.2021, në rrugën "Andon Zako Çajupi", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;

Më datë 31.10.2021, në rrugën "Vaso Pasha", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 04.11.2021, në rrugën "Pjetër Bogdani", Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.