"Eh mor Koço Devole" Një vit nga vdekja e artistit të madh të humorit, fjalët emocionues të Agron Llakaj: Duhet të jesh libër në shkollën e artit
Sot është plotësuar plotë 1 vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit, Koço Devole, i cili vdiqa për shkak se u infektua me Covid-19.
Me rastin e 1 vjetorit nga vdekja e Devoles, Agron Llakaj ka publikuar një postim emocionues për mikun e tij.
Mes rreshtash ai shprehet i indinjuar për faktin se në Shqipëri po dekorohen shumë personazhe, ndërsa Koço Devole jo.
Për këtë arsye ai ka shprehur dëshirën që Koço Devole të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.
"Ti duhet të jesh libër ne shkollën e artit të komedisë. Unë s'kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", duke u mbledhur dhe folur për Ty...,se siç e ke thënë Ti me gjallje..., " është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! ",po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhrin "Mjeshtër i Madh" e mori dhe "paçja" o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit", shkruan Agron Llakaj në Instagram.

Postimi i plotë:
Ehhh mor Koço Devole...!
Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë..., çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu siç ishte dhe largimi yt.
Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je "Mali i rëndë" me të cilin matemi për t'u ngjitur të gjithë...
Ti duhet të jesh libër ne shkollën e artit të komedisë.
Unë s'kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit", duke u mbledhur dhe folur për Ty...,se siç e ke thënë Ti me gjallje..., " është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! ",po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhrin "Mjeshtër i Madh" e mori dhe "paçja" o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit...
Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta...,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri "Koço Devole"... edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.
Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë çtë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua...,por është " beteja " ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti...,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare..., " Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole " Mirënjohje pa fund !"


