Këlliçi: I qëndrojmë statutit, Basha po e përçan partinë, FRPD e mbështeti të bëhej kryeministër

Për kreun aktual të FRPD-së, Belind Këlliçi FRPD ka statutin e vet dhe se ai dhe të rinjtë e këtij forumi qëndrojnë strikt këtij statuti.

Ai tha se PD është në një krizë dhe rrezikon që të përçahet, ndërsa theksoi se Basha po e fut akoma edhe më shumë në konflikt partinë me vendimet e veta.

Këlliçi: FRPD ka statutin e vet dhe është miratuar në 4 qershor 2016 me një votim ku ka qenë edhe Basha. Ne i qëndrojmë strikt statutit tonë. Basha në gjykimin tim ka gjetur momentin më të gabuar për të bërë një gjë të tillë. Ne kemi 2 muaj që jemi futur në mandatin e tretë si opozitë si dhe atë të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Ne jemi në një krizë që rrezikohet përçarja e PD-së. Çfarë përfitimi ka nëse e fusim PD-në në këtë konflikt?

Është e vërtetë që mua më ka mbaruar mandati si kryetar, por ka një arsye pse kjo ka ndodhur. Ka qenë tërmeti i nëntorit, kur ka mbaruar mandati ku nuk mblidheshim dot për të bërë zgjedhje. Zgjedhjet e 2015 kanë qenë më të rregullat në FRPD-së janë organizuar ndonjëherë në këtë forum. Ne jemi në detyrë deri sa të mundësojmë një proces model. Ne e gjykuam të papërshtatshme. Po nuk mund të futemi në debate të brendshme pa e zgjidhur hapin e madh që na ka rënë.

Këlliçi shtoi se FRPD i qëndroi pranë në 25 prill për ta bërë kryeministër Bashën, por tashmë nuk mund të thuhet se gjërat po shkojmë mirë, pohoi ai.

Këlliçi: Unë shoh se reagimi i sotëm i Bashës, nuk është mëkat të gabosh, sepse unë kam votuar pro djegies së mandateve dhe historia tregoi se kam gabuar, por Basha ka një mëkat që shkon nga gabimi në gabim, por pres rezultat të ndryshëm. Me këtë moment që ka gjetur vetëm fut më thellë thikë e përçarjes në PD. Ky është një moment shumë i vështirë për të gjithë ne, që i kemi qëndruar pranë Bashës që të bëhej kryeministër, por ama disa të vërteta duhet t’i themi. Nuk mund të themi se gjërat shkojnë mirë. Unë jam fanatik i votës dhe Basha le të fitojë votat e të bëhet kryetar. Nëse fiton unë do të jem i pari pas tij. Basha ka vetëm vulën, por kryetar të bëjnë njerëzit.