VIDEO/ Tiranë: GPS në trotuar alarmoi policinë e RENEA-n, për 1 orë rruga "Martin Camaj" u rrethua

Ora 10: 56  Ajo që alarmoi policinë e Tiranës për gati 1 orë ishte thjesht një GPS i modelit të vjetër. 

Pas skanimit dhe verifikimeve policia zbuloi se objekti i dyshimtë i gjetur në trotuar dhe i mbështjellë me natriban nuk ishte objekt shpërthyes.

Objekti i dyshimtë u gjet në rrugën "Martin Camaj" në Tiranë paraditen e sotme dhe kjo zona u mbajt e rrethuar për gati një orë. 

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues" informoi policia.

Ora 09:44- Tiranë: Objekti i dyshimtë alarmon policinë, rrethon "Martin Camaj", priten dhe eskpertë të RENEA-s

 Një objekt i dyshimtë i hedhur në trotuar ka alarmuar policinë e cila ka rrethuar zonën në rrugën "Martin Camaj" në Tiranë paraditen e sotme. 

Objekti i dyshimtë  ngjason në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.


Policia në vendin e ngjarjes dhe objekti i dyshimtë

VIDEO/ Tiranë: Çanta e dyshimtë alarmon policinë, rrethon zonën tek "Martin Camaj"

Një çantë e dyshimtë është gjetur në rrugën “Martin Camaj” në Tiranë.

Policia ka rrethuar zonën pasi dyshohet se çanta mund të ketë dhe lëndë eksplozive.

VIDEO/ Tiranë: GPS në trotuar alarmoi policinë e RENEA-n,

Efektivë të komisariatit 4 ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet. 

 

VIDEO/ Tiranë: GPS në trotuar alarmoi policinë e RENEA-n,

VIDEO/ Tiranë: GPS në trotuar alarmoi policinë e RENEA-n,